KQZ: Vota elektronike 100% e sigurt, e pamundur të ndërhyhet në sistem

Vota elektronike e Vorës është 100% e sigurt, pasi sipas KQZ është e pamundur ndërhyrja në sistem. Kjo Bashki do të jetë e parë që do të mësojë emrin e kryebashkiakut të ri, ndërsa 5 bashkitë e tjera kanë afat 48 orë për të numëruar votën e zgjedhësve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton se vota elektronike në Vorë është e mbrojtur, duke përjashtuar në këtë mënyrë ndërhyrjet për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

Me 6 mars banorët e kësaj bashkie do të votojnë në mënyrë elektronike për kryetarin e ri i cili do të qeverisë për afro një vit.

"Siguria e votës përmes sistemit elektronik në Vorë është 100% i sigurt. Jo vetëm KQZ nuk ka mundësi të identifikojë kush ka votuar dhe kë, por as kompania apo prodhuesi i pajisjes nuk e ka këtë mundësi."

Sipas kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, rezultati paraprak për Vorën do dalë brenda datës 6 mars.

"Synojmë që rezultatin praprak ta shpallim menjëherë sapo të mbyllet votimi."

Ndërsa vota për 5 bashkitë e tjera do të numërohet në mënyrë tradicionale nga grupet e numërimit dhe rezultati do të dalë sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

"Brenda 48 orëve por jemi duke punuar me partitë dhe numëruesit që të nxisin njerëzit e tyre."

KQZ ka testuar edhe 3% të pajisjeve që do të bëjnë të mundur identifikimin elektronik në 941 qendrat e votimit për të shmangur votimin e shumëfishtë në zgjedhje.

"Rastin e votuesit që nuk i takon asaj qendre votimi, rastin e votuesit i cili paraqitet për herë të dytë për tu identifikuar."

Me 6 mars rreth 650 mijë qytetarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e 6 bashkive, Vorës, Lushnjes, Rrogozhinës, Durrësit, Dibrës dhe Shkodrës.

KQZ: Vota elektronike 100% e sigurt, e pamundur të ndërhyhet në