"Vota për PD, votë ndryshimi", Basha në Rrogozhinë: Betejën nuk e bëjmë për vete por për fëmijët

Lulzim Basha ishte në Rrogozhinë ku u takua me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve rrogozhinas që ditën e dielë të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi, në mënyrë që të fillojë ndryshimi i vërtetë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me qytetarë të Rrogozhinës për t’i kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD-së në këtë bashki, Ferdinand Saraçi.

Gjatë takimit të tyre me Bashën, qytetarët shprehën problemet e ndryshme me të cilat përballen çdo ditë dhe në mungesë të zgjidhjes e vetmja shpresë është largimi nga vendi.

Ndërsa ka dhe nga ata qytetarë qëmbështesin kandidatin e PD-së përtej bindjeve politike.

"Do punojmë të kthejmë dhe bashkinë në krah të biznesit."

Pasi u njoh me shqetësimet e banorëve, kryedemokrati Basha u shpreh se beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare.

Për këtë ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve rrogozhinas që ditën e dielë të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi, në mënyrë që të fillojë ndryshimi i vërtetë.

"Këtë betejë nuk e bëjmë për vete, e bëjmë për fëmijët dhe të rinjtë."