Lufta, Kryqi i Kuq Berat dhe Kuçovë grumbullojnë ndihma monetare për popullin ukrainas

Lufta e paprecedentë që ka filluar në Ukrainëpas sulmeve të Rusisë, ka tronditur opinionin publik në mbarë botën.

Shumë shtete janë vendosur në krah të shtetit të Ukrainës,për ta ndihmuar atë jo vetëm me mjete logjistike por edhe me ndihma humanitare.

Edhe në Shqipëri është ndërmarrë së fundmi një nismë në ndihmë të këtij populli.

Ka qenë dega e Kryqit të Kuq Berat që ka ndërmarë sot një nismë për të grumbulluar fonde që do ti shkojnë popullit në nevojë ukrainas.

Në një tendë të ngritur në Pedonalen e qytetit, përfaqësuesit e degës së Kryqit të Kuq Berat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë popullin e Ukrainës.

Drejtoresha e degës së Kryqit të Kuq Berat, Ilva Mbrica, u bëri thirrje edhe bizneseve dhe personave publik që të kontriubojnë për të ndihmuar Ukrainën, ndërkohë që kanë qenë të shumtë edhe qytetarët beratas që kanë futur në kutinë e ndihmave kontributin e tyre.

Nismës së Kryqit të Kyq në ndihmë të popullit të Ukrahinës i është bashkuar edhe dega e Kryqit të Kuq Kuçovë, e cila ka ngritur një tendë në sheshin qëndror të qytetit për të grumbulluar fonde nga banorët e Kuçovës.

Sekretarja e degës së Kryqit të Kuq Kuçovë, Erisilda Hoxha, tha se të gjitha fondet monetare që do të grumbullohen do të hidhen në llogarinë bankare të Kryqit të Kuq në Ukrainë.