Hiqet ora policore për Covid, rekomandohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç
Nga nesër, në vend nuk do të jetë më në fuqi ora policore, e cila u vendos për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë për të ulur rrezikun e infektimeve
Vendimi mor sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.
“Eshte vendosur qe ora policore të mos jetë më, hiqet ora policore sic ishte nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit”, tha Rakacolli.
Zëvendësministrja, Mira Rakacolli, tha se ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.
"Kemi situatë më të favorshme epidemiolopgjike nga ajo që kemi pasur edhe një javë më përpara. Gjithësesi niveli i masave që kërkon situata vazhdon të mbetet e tillë", tha zëvendësministrja Mira Rakacolli.
Gjithashu Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar që vaksinimi i fëmijëve është i këshillueshëm të nisë nga mosha 12 vjec për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata që kanë sëmundje të tjera.
Masat kundër Covid mbeten si më poshtë
-Hiqet ora policore.
-Të infektuarit me Covid do qëndrojnë 5 ditë të izoluar.
-Vaksinimi është e këshillueshme nga mosha 12 vjeç.
-Qytetarët që do hyjnë në Shqipëri duhet të paqesin pasaportën e vaksinimit ose test PCR. Në mungesë do të izolohen. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç.
-Maska në ambjente e mbyllura dhe aty ku nuk respektohet distanca.
-Mbeten në fuqi masat për grumbullimin në aktivitete kulturore e sportive.
-Mbetet në fuqi lejimi për grumbullimin deri në 50 persona.
