Si u shpëtoi kolegëve polici që vrau Jurgen Dukën në supermarket, efektivi Sula: Ndodhi në gjaknxehtësi

Ish-efektivi i Dibrës, Arbër Sula i cili vrau Jurgen Dukën më 14 dhjetor tregon pas vetëdorëzimit se ku ka qëndruar  gjatë arratisë. Policia nuk arriti ta prangosë autorin e ngjarjes, dhe ai thotë se u detyrua të pranojë prangat për hir të qetësisë së familjes.

Policia dështoi në tentativën për ta kapur ish-efektivin Arbër Sula, i cili me 14 dhjetori qëlloi për vdekje të riun Jurgen Duka pas një sherri në supermarket në Tiranë.

Ai ndenji 2 muaj në arrati dhe në fund vendosi të vetëdorëzohej në komisariatin nr.2 në kryeqytet së bashku më armën që kreu vrasjen.

Gjate kësaj kohe ai tregoi se ka qenë në Shqipëri.

Para hetuesve  Sula nuk ka zgjedhur të japë një sqarim të plotë të ngjarjes por është shprehur se i gjithë konflikti ndodhi nga gjaknxehtësia dhe paniku.

“Nuk njihja asnjërin prej tyre. Në market u zumë me viktimën dhe djemtë që e shoqëronin dhe kur ata më sulmuan më zuri paniku dhe qëllova. Jam larguar nga aty drejt vendlindjes dhe këto muaj kam qëndruar në Shqipëri në vende të ndryshme. Familjarët filluan të shqetësoheshin nga kontrollet e policisë dhe vendosa të vetëdorëzohem së bashku më armën e krimit," ka thënë Sula.


Ngjarja e rëndë u regjistrua më 14 dhjetor ku efektivi i policisë së drejtorisë së Dibrës teksa ishte brenda një marketi në lagjen “Irfan Tomini” në Tiranë u konfliktua më 4 persona.

Gjatë konfliktit ai nxori armën qe e kishte në çantë dhe qëlloi në drejtim të njërit prej tyre duke e lënë të vdekur në vend.

Për këtë vepër penale efektivi rrezikon deri afro 20 vite burg pasi mbi të rëndojnë akuza të forta.