Dy ditë para zgjedhjeve, Sefa mbush me dhe gropat e rrugëve. Baçi kërkon hetim për kryebashkiaken e Lushnjes

Banoret e fshatit Zhame Sektor NJ.V. Dushkë në Lushnje denoncojnë asfaltin elektoral të kryetares së komanduar të bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

 Dy ditë para votimeve të 6 marsit, është ndërhyrë për të mbushur gropat me dhe.

“Sa për tu hedhur hi syve, banoreve te Lushnjes dhe per te marre nje grusht vota me shume! Jane në panik te plot nga humbja e sigurt e tyre ne 6 Mars!” shkruan deputeti Luan Baçi i cili denoncon shkeljen e ligjit dhe me video.

Baçi i bën thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet për shkelje të ligjit zgjedhor nga zonja Sefa.