Rama i përgjigjet Berishës: Shqipëria ndër të parat që ndihmoi Ukrainën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e Sali Berishës se qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë ndihmë për Ukrainën.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria është ndër vendet e para që ka ndihmuar Ukrainën. Ai i rikujton sërish Berishës shpalljen "non grata" nga SHBA.
"Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!"
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022
Sot është dita e 7 e luftimeve në Ukrainë. Rusa vendosi të niste pushtimin e ukrainës më 24 shkurt dhe deri tani autoritetet ukrainase raportojnë për më shumë se 2000 civilë të vrarë, ndërsa OKB thotë se rreth 875 mijë persona janë larguar nga Ukraina.
