Një anije ruse, 20 milje larg portit të Durrësit

20 milje larg hyrjes se portit të Durrësit ndodhet anija ruse "Neptun".

Autoritetet portuale konfirmojnë se kjo anije nuk ka paraqitur ende dokumentacion hyrjeje.

Ajo ka dy muaj që është nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Durrës do të sillte elika impiantesh për prodhim energjie me ere për llogari të një firme gjermane.

Deri tani, konfirmojnë autoritetet portuale, ajo nuk ka hyrë në ujërat tona dhe nuk ka paraqitur dokumenta.

Anija e fundit ruse u ankorua të dielën në portin e Durrësit.

Ajo zbarkoi 3030 ton grurë, ngarkesa e fundit nga Rusia në mes të sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Një anije ruse, 20 milje larg portit të Durrësit