"Rama dëboi shqiptarët", Berisha në Dibër: Vota për Kryemadhin i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme
Sali Berisha përmbylli fushatën në Dibër ndërsa kërkoi votën për Shtëpinë e Lirisë duke theksuar se kjo do ti hapë rrugën zgjedhjeve të parakoshme. Në Dibër Berisha, u takua edhe me intelektualë.
Në një takim me intelektualët në Dibër, lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha se Edi Rama ka dëbuar shqiptarët dhe ka diskriminuar veriun e vendit.
Sali Berisha tha se vendi po varfërohet jo vetëm ekonomikisht por intelektualisht.
"Imagjinoni, kjo bashki ka ndërruar 5 kryetarë. Është e falimentuar financiarisht. Kukësi, të gjjtha këto kështu. Kam llogaritur investimet në veri, janë një shifër qesharake e turpshme".
Takimit ju bashkua edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga ku bëri thirrje që të votohet për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë.
"Varfëria në njerëz është më e madhe se varfëria pasurore. Mund të kesh pasuri natyrore por nuk ke njerëz që ti kthejnë në të mira materiale."
Në Dibër, Sali Berisha zhvilloi edhe mitingun e mbylljes së fushatës ndërsa në tubimin përmbyllës tha se vota për Premtim Kryemadhin dhe Shtëpinë e Lirisë hap rrugën për zgjedhje të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet.
"Votoni Premtim Kryemadhin që të çelim rrugën për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe fitoren e PD".


