Policia gjen rreth 700 gram kanabis në lokal, arrestohet pronari, në hetim klienti
Sekuestrohen 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në Vlorë. Në pranga ka rënë poseduesi, ndërsa u procedua penalisht 1 shtetas tjetër.
"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
