SPAK kërkon 1 vit burg për Rovena Vodën, mori 1.000 euro, celular dhe arkë me peshk për një vend pune

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon 1 vit burg për Rovena Vodën, ish-zv/ ministren e Brendshme e cila akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Sakaq SPAK kërkoi nga 10 muaj burg për ish-sekretaren e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun.

Seanca e radhës do të mbahet me 11 mars. Ish-numri dy i Ministrisë së Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Hetuesit kanë qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në pergjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e rryshfetit nga ana e zv ministres Rovena Voda.