"Të vësh duart në kokë!" Banorët e lagjes "Kushtrimi" në Vlorë të harruar, pa ujë dhe rrugë

Këto pamje vijnë nga lagjja “Kushtrimi” në Vlorë.

Rrugë të pashtruara, e rrjet i pandërtuar kanalizimesh është panorama që të ofron lagjja.
"Nga '92 që jam këtu nuk është vënë dorë fare, meremetimet i kemi bërë verë ne banorët e lagjes."

"Kjo lagje kështu ka qenë dhe kështu do mbetet, kam 30 vjet që banoj."

"Shumë problem lagjja jonë këtu. Me baltë e me shi, kalon lumë këtu përpara."

Banorët thonë se Bashkia nuk ka ndërhyrë asnjëherë pavarësisht ankesave të shumta.

Një tjetër problem për lagjen është edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

"Me orar, një orë në mënëgjes dhe një në darkë."

"Që kur kemi ardhur të braktisur kemi qenë nga pushtetarët dhe të braktisur jemi. Sa vijnë votimet vijnë dhe thonë do të bëjmë këtë dhe atë, asgjë nuk është bërë. Është të vësh duart në kokë."

Janë rreth 420 familje që jetojnë aty ndërsa situata bëhet më e vështirë në ditët me shi.