Dështon zgjedhja e kreut të ri të KLP-së, kandidatëve u jepet kohë të përgatisin platformat
Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni ka dështuar pa ia arritur qëllimit. Anëtarët kanë kërkuar që kandidatëve tu jepet kohë për të pregatitur platformat. Tashmë kryetari i ri do të zgjidhet në mbledhjen e 28 marsit nga 5 anëtarët jo prokurorë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dështuar të zgjedhë kryetarin e ri pas përfundimit të mandatit të kryetarit të mëparshëm Gent Ibrahimit.
Mbledhja e thirrrur me urgjencë nga nënkryetari Alfred Balla, ë kishte si pikë të parë të saj zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili duhet të jetë nga radhët e 5 anëtarëve jo prokuror.
Por në këtë pikë kanë qenë anëtarët e tjerë të KLP-së ata që kanë kërkuar shtyrjen e saj për në një datë tjetër, me argumentin që tu jepet kohë kandidatëve të pregatisin platformat e tyre.
Ibrahimi qëndroi në krye te KLP-së për një periudhe tre vjeçare dhe më pas u zevendësua nga parlamenti vetem një javë me parë nga Mirela Bogdani, e cila u zgjiodh nga radhët e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë.
Ndërkohë është në pritje të zëvendësimit edhe kandidati tjetër me mandat 3-vjeçar Sandër Beci, të cilit i ka përfunduar mandati por qëndron në detyrë deri në zëvendësimin nga parlamenti.
Mbledhja e radhës do të zhvillohet në 28 mars.

