Çejku: Sulmi ndaj Ukrainës kambanë e madhe alarmi për sigurinë në Evropë dhe më gjerë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ambasadori Arben Çejku u shpreh se Sulmi ndaj Ukrainës wshtw njw kambanë e madhe alarmi për sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Sipas tij, Putini ka pasur idenë që pushtimi do të ndodhte brenda disa orësh, pasi rezistenca politike do të binte, duke mos menduar se do të kishte rezistencë.

Çejku: Sulmi ndaj Ukrainës kambanë e madhe alarmi për sigurinë në Evropë dhe më gjerë. Askush nuk e kishte besuar që Rusia do të ndërmerrte ndaj Ukrainës. Lajm i mirë që BE është unifikuar për sanksionet ndaj Rusisë.

Putin ka pasur informacion të pasakta lidhur me reagimin. Ka pasur idenë që pushtimi do të ndodhte brenda disa orësh, pasi rezistenca politike do të binte. Nuk e mendoi se do të kishte rezistencë. Ukraina është parë si Krimeja dhe mund të merrej lehtë. Rusia ka bilanc negativ në përballje me Ukrainën ndaj u ul në negociata. Bisedime të  vërteta do të ketë kur të kemi një palë të tretë ndërkombëtare në tryezë.