Largohen nga Ukraina, shqiptarja me të birin strehohen në Gjermani, bashkombasi i hap dyert e shtëpisë
Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, është strehuar në Gjermani.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë ajo vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.
Shqiptari nga Kosova, Sheip Pacolli, i cili jeton me familjen në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë atë dhe djalin e saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.
“Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.
Tashmë Neli Supur ka veç një lutje, të marrë fund kjo luftë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin.
Supur është pjesë e komunitetit shqiptar porej rreth 60 personash që jetojnë prej viotesh në Ukrainë dhe kanë krijuar familjet e tyre atje.
Ministrja e Jashtme Xhaçka njoftoi dje se autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt me një numër të vogël të tyre që kanë kërkuar asistencë për tu larguar nga Ukraina.
