Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, motori përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një motor i cili dyshohet të ketë qenë me shpejtësi.

Një aksident i rëndë u shënua paraditen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë në zonën e Kafarajt. Një motor me drejtues Hektor Mustafaj përplasi një këmbësorë të identifikuar si Q.Troka.

45 vjeçari Troka humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë drejtuesi i motomjetit 67 vjeç.

Siç mund të shihet në këto pamje, motori është ndarë në dy pjesë nga përplasja e fortë ndërsa ka përfunduar në kanal.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se trupi i viktimës ka pritur të paktën 1 orë që të merrej nga ambulance.

“Ka një orë aty, ambulanca nuk ka ardhur, është turpi i botës. S’ke ku gjen turp më të madh. Ndoshta ka pasur gabim nuk e di, por erdhi ambulanca mori të plagosurin dhe të vrarin e la në mes të rrugës.”

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i motoçikletës,  i cili është dërguar në spital.

Policia njoftoi se grupi hetimor po punon për të zbuluar të gjithë dinamikën e aksidentit.

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, motori përplas