Kundërshtari në zgjedhjet e 6 marsit? Berisha: betejën e kemi me origjinalin dhe jo me kopjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur se me kë e ka betejën në zgjedhjet e 6 marsit, me Lulzim Bashën apo me Edi Ramën, lideri historik tha se kundërshtari i vetëm i tij është ky i fundit.

Në një takim me gazetarët në Shkodër, Berisha tha se Basha është peng i Kryeministrit, dnërsa ftoi demokratët që të bashkohen me “Shtëpinë e Lirisë”.

Pyetje: Për “Shtëpinë e Lirisë” këto zgjedhje a janë të rëndësishme si betejë për karshi Ramës apo Bashës?

Sali Berisha: Beteja është me origjinalin. Beteja zhvillohet me Edi Ramën. Basha është vetëm  një peng I tij. Por nuk them se nuk kam dhimbe për demokratët që duhet të bashkohen me Shtëpinë e Lirisë, dhe jot ë ndjekin logon e konfiskuar nga Edi Rama. Koalicioni me LSI nuk është i ri.