E sëmurë në varfëri, Flutura Madani nga Tropoja u aksidentua në 2010, kërkon ndihmë nga shteti
E aksidentuar në 2010 dhe e ndarë nga bashkëshorti, Flutura Madani nga Tropoja kërkon ndihmën e shtetit pasi aksidenti e ka lënë pothuajse të paralizuar, dhe të paaftë për punë.
Kjo është Flutura Madani nga Tropoja.
E aksidentuar në vitin 2010 nga një kamion ajo ende vuan dëmtimet e rënda të atij aksidenti.
Si të mos mjaftonte dëmtimi, 50-vjeçarja u nda edhe nga bashkëshorti, i cili e la mes 4 rrugësh menjëherë pas aksidentit.
Ajo apelon për ndihmë pasi sipas saj edhe KEMP-in që merr ia kanë hequr.
"I bëj kërkesë kryeministrit, drejtorave, të më ndihmoni. Të paktën 100 mijë lekëshin tim ma jepni."
Thonë se çdo muaj duhet të blejë 80 mijë lekë ilaçe, ndërsa jeton tek vëllai i saj në kushte të vështira ekonomike.
"Kisha 100 mijë lekë KEMP, 80 mijë merrja ilaçe dhe 20 për bukë."
Aksidenti e bëri të paaftë për punë, ndërsa sot e asaj dite ajo mund të ecë vetëm disa hapa brenda shtëpisë së të vëllait.


