"Rama nuk ndryshon", Berisha: Do krijojmë kushtet për rikthimin emigrantëve në Shqipëri

Sali Berisha është shprehur se duhet të vendoset në ndryshim rrënjësor për emigrantët.

Në një takim me gazetarët në Shkodër, Berisha tha se emigracioni dhe Diaspora mbeten një qëllim madhor në përpjekjen e PD për zhvillimin e vendit. 

Ndër të tjera Berisha tha se Edi Rama nuk ndryshon por këtë të fundit do ta ndryshojnë qytetarët shqiptare. 

Sali Berisha: Nëse nuk vendoset një ndryshim rrënjësor ndaj emigrantëve, PD nuk do mund të realizojë qëllimet e saj. Ky ndryshim rrënjësor do të filloj me përpjekjen e madhe të saj për votimin e tyre në Shqipëri. Do krijojmë kushtet për rikthimin e  tyre. Emigracioni dhe Diaspora mbeten një qëllim madhor në përpjekjen tonë për zhvillimin e vendit.  Është e vërtetë që Edi Rama nuk ndryshon, por shqiptarët do ta ndryshojnë atë. Është i domosdoshëm largimi i nga pushteti. Ai është i implikuar në afera të mëdha korruptive që e ka të vështirë të dalë. Rama do të marrë përgjigje nga qytetarët.