Berisha flet për Topallin: Nëse do shprehte dëshirën për kryetare nuk do refuzoja. Basha e ekzekutoi në pritë
Ish kryeministri Sali Berisha flet për marrëdhënien e tij me një nga ish bashkëpunëtoret e tij më të ngushta të Jozefina Topallit. Në konferencën me gazetarët Berisha tregon se ku ishte kundërshtia me Topallin dhe shtoi se nëse Topalli do të ofrohej për tu bërë kryetare e PD-së ai nuk do të kishte refuzuar.
Sali Berisha: “Është e vërtetë se Topalli ka qenë kundërshtare që në fillim e Lulzim Bashës dhe ka patur një mosbesim të plotë ndaj tij.
Ka një problem. Me zonjën Topalli dhe jo vetëm me zonjën Topalli ka pasur një kundërshtim. Ata mendonin se unë kam sjellë Lulzim Bashën në krye të PD-së. Ajo nuk ishte dhe prapë nuk është. Zonja Topalli dhe asnjeri tjetër kur unë dhashë dorëheqjen dhe mora përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes nuk erdhi të shprehte dëshirën të kandidonte. Të sigurtë të jeni nëse do të vinte nuk do të refuzohej nga Sali Berisha, asnjeri.
Ata kishin kontributet e tyre. Unë mora përsipër pa qëllim humbjen por nuk kam nxitur asnjeri të kandidojë. Pse? Është tjetër problem.
Sa i takon qëndrimeve të tjera unë jam dakord që ato kanë qenë qëndrime antidemokratike dhe ia kam përcjellë këtë qëndrim timin Lulzim Bashës privatisht dhe publikisht sepse ai zuri pusi, pritë politikisht. Dhe ekzekutoi në pritë politike eksponentë dhe drejtues të PD-së me contribute shumë më të mëdha se ai dhe të gjatë."