Edhe Bano në prokurori, KQZ kërkon verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Prokurorisë së përgjithshme hetim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnje, Elton Bano. Partia Demokratike, e akuzoi më herët se ka fshehur një denim për vjedhje në Britaninë e Madhe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetim të thelluar për kandidatin e Sali Berishës në Lushnje, Elton Bano.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u vu në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka të dhëna se Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në shkresën drejtuar kryeprokurorit çela, shkruan se kandidadi Bano ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ka jetuar jashtë vendit në Bukuresht, Londër dhe Romë.
Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim të thelluar për një kandidat tjetër, këtë radhë për të zgjedhurin e Lulzim Bashës në garën për kryetar bashkie në Rrogozhinë.
Sipas të dhënave nga Prokuroria e Pëgjithshme, kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi, ka deklaruar se ka qenë i dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje.
Bëhet fjalë për një dënim me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë, vendim i marrë në vitin 1999.
Kandidati për kryebashkiak e ka njohur KQZ-në edhe për ndryshimin e emrit në dokumentin e dekriminalizimit, siç shihet edhe në formularin e dorëzuar.
