"Kufijtë janë mbyllur, burri duhet të shkonte në luftë", koreografja shqiptare në Ukrainë rrëfen orët e tmerrit pas sulmit rus
Një shqiptare që jeton në Ukrainë, e identifikuar si Nelli Syupyur, me profesion koreografe, ka përshkruar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, momentet e tmerrit nga sulmi rus.
Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri.
“Përshëndetje për të gjithë. Tani jam këtu në Ukrainë dhe ishte pak situatë e rëndë. Kufijtë janë të mbyllur. Mund të marrësh para por më shumë nuk punon ose kur punon ka shumë radhë. Shumë presin të dalin nga kufiri ukrainas. Po bëhet një korridor për fëmijët dhe të moshuarit. Burri im duhet të shkonte në ushtri, në luftë. Shpresoj se do të mund të ikim nga Ukraina. Në të gjithë Ukrainën ka shqiptarë plot”, tha Syupyur.
Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të vrarë deri tani, ushtarë e civilë.

