1.2 milion euro false, Gjykata lë në burg dy shtetasit e huaj
Kjo është 39 vjeçarja Jeniffer Chollet nga Zvicra ndërsa ky 45 vjeçari Zinedine Nkeh nga Kameruni te cilët u arrestuan nga prokuroria si bashkëpunëtorët kanmerunasit Josoua Ngankam, të cilit iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas pak ditë më parë.
Ata kanë dalë para gjykatës për tu vlerësuar me masën ë sigurisë ku prokurori që ka hetuar dosjen Bledar Valikaj, kërkoi të qëndrojnë në arrest me burg deri ne përfundim të hetimeve.
Zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam me te cilin kishte pasur edhe komunikime telefonike , ajo është arrestuar nga policia në bazë të lokalizimit nga antenat celulare pasi ajo u kishte deklaruar hetuesve se nuk ndodhej ne Tiran.
Ajo deklaroi në gjykatë se është e pafajshme ndërsa tentoi ti shmangej kamerave pasi kishte tre fëmijë
Edhe Kamerunasi Zinedine Nkeh tha para gjykatës se ishte i martuar me tre fëmijë ndërsa në Shqipëri kishte ardhur për turizëm
Po pavarësish deklarimeve te tyre prokurori Valikaj argumentoi ne gjykatë se ka prova që të dy të arrestuarit janë bashkëpunëtor dhe pjesë te trafikimit të eurove false.
Mësohet se 39-vjeçarja Jennifer Chollet, përveç bashkëpunimit në shit-blerje të pronave që kishte krijuar në Tiranë, po ashtu kishte krijuar lidhje edhe me Exchange. Ajo thotë se nuk është fajtore dhe nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen e kapjes së parave false në Rinas. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur kush janë personat e tjerë që do të prisnin paratë.
