Ambasadori i Ukrainës i kërkoi Turqisë mbylljen e Bosforit
Ka pasur një njoftim për bllokimin e ngushticës së Bosforit dhe Turqia ka paraqitur kërkesën që të jetë në rolin e negociatores mes palëve. Ka pasur një telefonatë mes ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe homologut të tij Sergei Lavrov për armëpushim mes palëve.
Gazetari i TRT në Turqi, Abylvehab Ejup në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja foli për temën më të nxehtë të momentit, luftën Ukrainë-Rusi.
Ejupi tha se mbyllja e Bosforit u bë me kërkesë të Ukrainës.
Ejup: Për sa i përket mbylljes së Bosforit filloi para dy ditësh, kur filloi lufta. Pati një kërkesë nga ambasadori i Ukrainës në Ankara që kjo të mbyllet dhe menjëherë ministria e Punëve të Jashtme turke mori të gjitha masat për shkak se nuk është vendim i lehtë, ajo ka elementin politike, por edhe elementin juridik.

