A do kundërshtojë rezultatin nëse nuk fiton zgjedhjet e 6 marsit? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka thënë se nuk do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve të lira, por do të ketë kundërshti nëse dhunohen zgjedhjet.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në një diskutim me gazetarët në Shkodër.

Sali Berisha: Ne jemi pjesë e procesit zgjedhor, do ta ndjekim me interes maksimal, po bëjmë një fushatë intensive. Në rast se Rama dhunon zgjedhjet do të përballet me revolucionin tonë paqësor demokratik. Ne i konsiderojmë këto zgjedhje stad i revolucionit paqësor demokratik. Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do kundërshtoj kurrë rezultatin nga vota e lirë. Kam kundërshtuar rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës.