Ulen infektimet, 111 raste të reja me Covid-19 dhe 2 humbje jete

Dy viktima dhe 111 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë arritur t'i mbijetojnë Covid-19 dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.

Ndërkohë mësohet se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:

50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.

Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 111
Të shëruar në 24 orë 372
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1875

Testime totale 1,740,804
Raste pozitive 271,425
Raste të shëruara 265,067
Raste Aktive 2896
Humbje jete 3,462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 873
Fier 396
Elbasan 333
Lezhë 239
Vlorë 227
Berat 211
Kukës 142
Durrës 142
Gjirokastër 142
Shkodër 115
Korçë 61
Dibër 15