Rama: E rëndësishme legalizimi i parave që kanë fituar emigrantët në punë. Mos pranoni abuzimet

Kryeministri Edi Rama tha se do të shtrojnë në pyetësorin ‘Këshillimi Kombëtar’ nëse duhet që emigrantët të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë në vendin tonë.

Rama në një takim në Dibër u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos pranojnë abuzimin me pagat e tyre në një punë.

“Ka njerëz që thonë që pyetjet që kemi shtruar nuk janë të rëndësishme, ka të tjera më të rëndësishme. Unë besoj se është e rëndësishme çështja e kursimeve të emigrantëve. Të gjithë ne, në mos brenda në familje kemi miq shokë, dhe të afërm që janë emigrant. Një punonjës e bën detyrën e vet, e denoncon punëdhënësin dhe punëdhënësi merr ndëshkimin e caktuar nga ligji për shkelje të kontratës së punës, pak më pas e largon atë punonjës nga puna. Mos pranoni asnjëherë abuzimin me pagën tuaj. Do të keni mbështetje jo vetëm ligjore por dhe financiare nga shteti që mund të funksionojë më mirë. Prandaj e kemi shtruar si pyetje. Jo të hiqen fare pa hetim por t’u ndalohet e drejta e ushtrimit të detyrës deri kur të përfundojë hetimi.”