Gjykata u shpëton shtëpitë, shfuqizon vendimin e këshillit bashkiak Tiranë, banorët: Fitorja e dytë kundër Veliajt
Banorët e pallatit 146 në zonën e Kombinatit në Tiranë që prej tërmetit të nëntorit 2019 kanë kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Insitutit të Ndërtimit për prishjen e shtëpive të tyre dhe rastin ia drejtuan gjykatës.
Kërkesat e tyre ishin disa, por më kryesorja shfuqizimi i Këshillit Bashkiak Tiranë.
"Ngritëm një padi dhe kërkuam sigurinë e padisë. Esenca e sigurkimit të padisë ishte se pallati nuk mund të prishej pa u sqaruar faktet bazë. Gjykata hedh poshtë vendimin e Këshillit bashkiak, e bën nul. Bën nul gjithashtu ekspertizën bashkë me oponencën e Institutit të Ndërtimit."
Pas seancave në dyert e Gjykatës Administrative, banorët ia arritën pasi gjykata vendosi pro tyre.
Këtë vendim e cilësojnë fitoren e radhës kundër kryebashkiakut Veliaj.
"Veliaj nuk ka ardhur asnjëherë këtu.I kam çuar letër, i kam thënë duhet të rishqyrtoni vendimin. Se ka çarë kokën, ka bërë pseudo-dëgjesa."
Që pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, banorët e pallatit 146 kanë vijuar të qëndrojnë aty edhe pse u është thënë që pallati do të shembet.
Ata kanë pohuar se pallati nuk është i dëmtuar dhe se prishja e tij nga Bashkia është për qëllime personale.
Ky është vendimi i dytë që Gjykata vendos pro banorëve, ndërsa edhe familjet në pallatet 127 dhe 157 në Kombinat e kanë çuar çështjen në gjykatë pasi janë kundër shembjes së pallatave të tyre.


