Tiranë/ 36-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 13:59
Një 36-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në moshën 13-vjeçare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi V. B., 36 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 36 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 13-vjeçare.”- njofton policia,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
