Shtohen përdoruesit e heroinës në Korçë, të paktën 7 persona çdo vit nisin përdorimin e drogërave të forta
Përdoruesit e drogërave të forta po shtohen nga viti në vit në Korçë. Ekspertët thonë se përdoruesit e heroinës janë edhe moshat e reja, ndërsa fatale është duke rezultuar përdorimi i medikamenteve dhe drogës njëkohësisht.
Pandemia Covid 19, krahas problemeve psikologjike që ka krijuar në të rinjtë, ka shtuar edhe numrin e atyre që konsumojnë lëndët narkotike.
Kjo godinë është një strehë e përdoruesve të drogës në Korçë, këto shiringa janë dëshmi, ndërsa të dhënat tregojnë se numri i tyre është rritur.
Sipas infermieres së qendrës Aksion Plus në Korçë, Marinela Fustanja Numri i përdoruesve të heroinës është duke u rritur nga viti në vit.
“Dua të theksoj se për këtë vit kemi një numër të vogël të këtyre personave duke qenë se ka ndikuar dhe pjesa e pandemisë, pjesa e stinës së dimrit, si dhe pjesa e personave që kanë dalë nga burgu dhe janë riregjistruar në qendrën tonë.”
1.2 milion euro false, Gjykata lë në burg dy shtetasit e huaj
26 Shkurt, 12:44
Ajo tregon për Ora News se ilaçin e metadonit e përdorin çdo ditë rreth 90 persona, ndërsa mes tyre ka shtim të moshave të reja.
“Flasim për moshën 18-25 vjeç dhe më vjen keq për faktin se këto mosha kanë qenë përdorues të dhe tani kanë ardhur pranë qendrës tonë të rinj."
Personat me hepatit janë më të rrezikuar, ndërsa rastet fatale ndodhin kur heroina dhe metadioni përdoren njëkohësisht.
“Duhet theksuar fakti se personat me hepatit C janë shtuar shumë. Kemi humbje jete nga përdorimi i heroinës sepse ka dhe persona që përveç ilaçit të metadonit marrin dhe heroinën."
Rasti më i fundit i vdekjes së një shtetasi ka qenë pak ditë më parë, ku një 30 vjeçar është gjetur i pajetë në banesë për shkak të përdorimit të heroinës dhe alkoolit.

