Berisha: Olsi Rama donte te merrte me çdo kusht FSHF. Zgjedhjet në Shqipëri kanë degraduar
Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se Olsi Rama donte ta merrte me çdo kush Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në një takim me gazetarët në Shkodër, Berisha u shpreh se në Shqipëri zgjedhjet kanë degraduar dhe se në vendin tonë nuk ka votë të lirë.
Sali Berisha: Shqipëria degradoi gjatë këtyre 8 viteve dhe në vlerësimin tim faktor kryesor në këtë degradim ishte krimi i narkoshtetit. Nga viti 2009 PS nuk voton më. Degaradoi në një mënyrë të paimagjinueshme kryetari I partisë që solli demokracinë në Shqipëri, Lulzim Basha.
Degradon në mënyrën më mafioze votimi që bëhet në FSHF, të cilën do të marrë me çdo kusht Olsi Rama. Pas votimit me tritol të dera e shtëpisë vendos Gjykata të pezullojë të gjithë votimet. Këta kanë përjashtuar votën nga Shqipëria. Nuk bëhet fjalë për demokraci, bëhet fjalë për një diktaturë të bazuar në kimin, drogën dhe vjedhjen.
