"Nacional", trafikonin makina nga Kosova drejt Shqipërisë, 7 të arrestuar, mes tyre 3 policisë
"Nacional", trafikonin makina nga Kosova drejt Shqipërisë, 7 të arrestuar, mes tyre 3 policisë
Shtatë persona mes tyre 3 policisë janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me atë të Kukësit.
Të arrestuarit akuzohen se se trafikonin makinat e vjedhura nga Kosova në Shqipëri.
Në kuadër të operonit “Nacional” në pranga kanë rënë shtetasit
S. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";
N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";
E. C., 24 vjeç, A. Sh., 25 vjeç, të dy banues në Kamzë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";
V. D., 29 vjeçe, punonjëse Policie në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe E. A., 24 vjeç, punonjës policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";
F. B., 38 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës Policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Ndërkohë në kërkim në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi J. Sh., 30 vjeç.
Si bëhej trafikimi:
Policia ëbn me dije se shtetasi N. Sh., nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore në Kosovë, siguronte automjetet e vjedhura në këtë shtet.
Trafikimi i këtyre mjeteve bëhej nëpërmjet PKK Morinë, dhe kalimin e tyre, e kryente shtetasi F. B., me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë, i cili nuk i regjistronte mjetet motorike që kalonin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme procedurale.
