Ndërtoi laborator drogë në Krutje, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Fierit kanë vënë në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes për kultivim droge.
Blutë arrestuan Ervin.R., banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike" të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në kuadër të operacionit "Krutja", i zhvilluar më datë 8 maj 2021 gjatë të cilit Policia zbuloi brenda një ndërtese në pronësi të tij, në fshatin Krutje, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
46-vjeçari iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
