Rama sot në Uashington, takohet me Blinken

Në vijim të vizitës së tij katër ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Uashingtonit ku do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ky takim i Kryeministrit Rama vjen pas vendimit që SHBA dhe vendi ynë do të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me Sekretarin e Shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Në vizitën e tij në SHBA, Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.