Gështenja: Ata që janë thirrur në komisionin e incineratorëve nëse nuk vijnë do të sillen me polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 22:50
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranë ka marrë rolin e kryetarit të qarkut për incineratorin.
Ai tha se në Veliaj dhe të tjerët që do të thirren në komisionin hetimor nëse nuk vijnë do të merren forcërisht me polici.
Gështenja: Kryetari i bashkisë së Tiranës ka marrë rolin e kryetarit të qarkut. Nuk ka marrë miratim nga bashkitë e këtij qarku. Në mbledhjen e parafundit është thënë nga kryetarja e komisionit në rast se dëshmitarët e thirrur nuk do të vijnë në komisionin do të merren forcërisht me polici. Një gjë e tillë do të bëhet në përputhje me ligjin.

