Kalon vetingun kryeprokurorja e Durrësit, Kolegji i Posaçëm i Apelit lë në fuqi vendimin e KPK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 09:47
Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella kalon vetingun. Kolegji i Posaçëm i Apelit shpalli sot vendimin për kryeprokuroren e Durrësit, Anita Jellën duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama lexoi vendimin dhe e quajti vendimin e KPP të drejtë dhe të bazuar në ligj.
Cështja nisi shqyrtimin në KPA më 15 shkurt 2022.