I riu në Gjirokastër arrestohet pas sherrit në lagje, kundërshton policin, 'trazira' dhe në komisariat

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për kundërshtim të punonjësit e Policisë dhe shkatërrim të kamerës së sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat.

Në pranga ka rënë shtetasi O. C., banues në lagjen Cfakë.

Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. 

Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.  

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkatërrimi i pronës".