Deklarata prekëse e nënës: Do shkoja në luftë për 4 mijë euro për fëmijët e mi. Nuk i dua për vete lekët

Nënat shqiptare njihen për shpirtin sakrifikues, kur bëhet fjalë për fëmijët, nipërit e mbesat. E tillë është dhe nëna që intervistoi sot Enki në rubrikën Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

E pyetur nëse do shkonte në luftë për 4 mijë euro, pa e menduar asnjë sekondë, nëna tha se do shkonte për të fituar ato para për fëmijët e saj dhe se rëndësi për të ka mirëqenia e fëmijëve, duke mos menduar për veten.

Nëna: Unë jam pensioniste dhe nuk më dalin lekët për biletën e urbaneve, kursej 80 lekë dhe eci në këmbë. Do shkoja në luftë për 4 mijë euro, se i fitoj dhe ja jap fëmijëve. Nuk i dua për vete, vetëm mendoj për fëmijët. S'ka problem për jetën time, jam e plotësuar.