Guri: Landfillet dhe incineratorët nuk ndërtohet pranë ujërave, si në Elbasan dhe në Fier

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ambientalisti Sazan Guri u shpreh se incineratorët dhe landfillet nuk mund të ndërtohet pranë burimeve ujore e lumenjve.

Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur në Elbasan dhe në Fier, ku rrjedha e ujit është shumë pranë këtyre incineratorëve.

Guri: Sot është kuptuar qartë se nuk kanë fund në poshtërsinë e tyre dhe janë të pandalshëm. Të projektosh në shtator landfille në rang lagjeje, ndërsa në bazë të ligjit ka një strategji kombëtare që nuk duhet të jetë mbi një zhavorr, ose pranë lumit si është në Elbasan e Fier.

Ajo që del nga incineratori mund të nxjerrë më shumë se sa 30% hi dhe kjo është e rrezikshme. Për herë të parë është ndërtuar një landfill më se i sigurt i këtyre mbetjeve. Këto nuk mund të ngrihet pranë burimeve ujore ose pranë lumit. Këto dëmtojnë rrjedhën e banorëve që preken nga këto rrjedhje të ujërave.