Nga Durrësi në Tiranë për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, policia zbardh skemën e lëvizjes
Policia e Tiranës sekuestron një pako me kokainë me peshë 414 gramë.
Në pranga ka rënë Fabian.B, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 500 gramë deri në 2 kg, në qytetin e Durrësit, e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e “Don Boskos", në rrugën "Mine Peza" dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.
31-vjeçari, lëvizjet nga Durrësi në Tiranë, i bënte me transport publik, ndërsa brenda Tiranës lëvizte me këmbë, që të ushtronte aktivitetin e tij pa u pikasur nga shërbimet e Policisë.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

