Gështenja: Veliaj nuk ka pyetur këshillin bashkiak dhe as bashkitë e tjera për incineratorin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja u shpreh se Veliaj jo vetëm që nuk e kam mbledhur këshillin bashkiak, por ka marrë kompetencat e gjithë bashkive për incineratorët.

Ai tha se  tashmë ka filluar edhe thirrja e figurave të larta politike në komision dhe shtoi se duhet që së paku ky komision të shtyhet me 2 muaj.

Gështenja: Incineratori është për gjithë qarkun e Tiranës, jo vetëm bashkinë. Veliaj jo vetëm që nuk e kam mbledhur këshillin bashkiak, por ka marrë kompetencat e gjithë bashkive të këtij qarku duke folur në emër të tyre. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Një dokument i tillë është në objektin e hetimit të komisionit hetimor lidhur me incineratorët. Deri më tani kemi filluar sot me zyrtarët për t’i thirrur në komision dhe do të vazhdojmë me figurat e tjera. Ne kemi kërkuar që të shtyhet me 2 muaj ky komision hetimor, pasi ka shumë materiale.