Tensionet Rusi-Ukrainë/ A do shkonin shqiptarët në luftë për 4 mijë euro? Qytetarët: Duam paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 09:24
Lufta Rusi-Ukrainë duket gjithnjë e më afër, me zyrtarët amerikanë që shprehen të shqetësuar se një sulm mund të ndodhë edhe brenda javës.
Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë në lidhje me zhvillimet e fundit Rusi-Ukrainë? A do shkonin në luftë nëse kryeministri propozonte një pagë prej 4 mijë eurosh? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Qytetarët shqiptarë shprehen kundër luftës, duke thënë se do donin që diçka e tillë të mos të ndodhte.
"Duam paqe, nuk duam luftë", u shpreh një qytetar.
Ata thonë se në rast se ky skenar do ndodhte, nuk do të pranonin pasi jeta është më e shtrenjtë se sa 4 mijë euro dhe se ka institucione si NATO që ta mbrojnë Rusinë.


