Guri: Veliaj i pangopur me kulla, SPAK-u nuk e prek, Rama ta shesë që të shpëtojë veten e tij

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ambientalisti Sazan guri u shpreh se Veliaj ka zënë gjithë hapësirën publike me kulla me 40 kate, sepse sipas tij është i pangopur.

Ai tha se Veliaj është i paprekshëm nga SPAK-u dhe shtoi se Rama duhet ta shesë kryebashkiakun që të shpëtojë veten e tij.

Guri: Veliaj ka zënë gjithë hapësirën publike me kulla jo 3-4 kate, por 40 kate, është i pangopur. Qëllimi është që të sjellë ata nga është vetë, na Irani dhe Iraku. Nuk ka nevojë se këtu janë 100 mijë apartamente dhe i quan shpellarë ata që janë qytetarët të këtij vendi.

Ai është i paprekshëm edhe nga SPAK-u, që i varet buka e gojës nga ata që i kanë zgjedhur. Sigurisht që SPAK-ut duhet të ngrihet kundër kryeministrit. Por edhe ai vetë ta shesë këtë që të shpëtojë vetë, ta dorëzojë këtë major sepse do t’i bëjë gropën këtij gjenerali.