Kombinati ende pa zgjidhje, banorët: Kemi marrë kredi për të paguar qiranë, Bashkia të na japë bonus

300 shtëpi që priten të shëmben në njësinë administrative 6 për ti hapur rrugë ndërtimeve të reja për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, por ky proces ka lënë mes 4 rrugëve disa familje, të cilat ende nuk kanë marrë bonus qeraje. Madje banorët atje kërkojnë dhe shpronësimin e shtëpive të tyre.

Tashmë fadromat e IMT-se kanë shembur me dhjetera shtëpi në zonën e Kombinatit.

Zona është kthyer në gërmadhë ku procesit të shembjeve priten t’i shtohen dhe të tjera shtëpi.

Por në zonë ka nga ato banorë, të cilëve edhe pse u është shembur shtëpia nuk kanë përfituar ende bonusin e qirasë.

Madje nuk dinë dhe se kur dhe a do të përfitojnë një shtëpi të re.

Ata kërkojnë një zgjidhje nga njësai administrative 6 dhe bashkia Tiranë.

"Emri im nuk figuron fare, banesa ka qenë në proces legalizimi. Kam marrë një shtëpi me qira, 250 mijë lekë, e paguaj vetë. Unë isha mirë në terezinë time, këta që e kanë prishur të më gjejnë zgjidhje. Kam 4 fëmijë. Këtu janë interesuar vetëm për zgjedhje. Kam marrë kredi për shtëpinë me qira, kërkojnë 3 muaj paradhënie".

300 shtëpi që priten të shëmben në njësinë administrative për ti hapur rrugë ndërtimeve të reja për interes publik, në funksion tè proçesit të rindërtimit.