Aksident në Durrës, plagoset drejtuesi i motomjetit pas përplasjes me makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 10:37
Drejtuesi i një motomjeti mbeti i plagosur në Durrës mëngjesin e sotëm ndërsa u përplas me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09;55, në aksin rrugor Sallmone Shijak.
Një automjet me drejtues shtetasin G. M., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin I. F.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi I. F., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

