Hoxha: Prokuroria nuk po bën asgjë për incineratorët, Basha po i përdor për retorikë politike
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Lisandër Hoxha u shpreh se prokuroria speciale nuk ka bërë asgjë lidhur me incineratorët.
Ai tha se edhe Basha nuk është duke bërë asgjë lidhur me këtë çështje dhe se po e përdor komisionin hetimor për retorikë politike.
Hoxha: Çfarë po bën prokuroria speciale? Kë kanë futur në burg? Kanë bërë 24 procedura brenda 24 orëve? Nuk bëhen këto gjëra. Pse i duhet kaq shumë prokurorisë për të vepruar? Ky është një teatër që tu thuhet njerëzve që ne bëjmë këtë dhe ata bëjnë atë dhe shtyjnë përditshmërinë dhe bëhet e gjitha për retorikë politike.
Basha do të thotë se po bën namin sepse është në tepsinë e Ramës. Shqipëria është e vjedhur nga një tufë maskarenjsh me marrëveshje. Vidhet me procedurë, tek incineratorët, te porti i Durrësit, vidhet shqiptarët në çdo ndërtim publik. Ku janë këta që do i dilnin për zot?

