"Arabin e përdorën për mashtrim", Berisha u kthehet akuzave për portin e Durrësit: Firma Rama-Brava, 2 mld euro para droge e krimi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kreun e PD, Lulzim Basha për afera biznesi me Qeverinë.
Nga Shkodra ai tha se kandidati i tij në Durrës ka monopolin e shërbimeve të porteve me firmën e Ramës.
Basha, shtoi ai, del së bashku me Ramën dhe në aferën e portit të Durrësit.
Berisha: Ky njeri del në afera të mëdha biznesi dhe të tjera me qeverinë. Kush ëhstë kandidati i Bravës në Durrës, është njeriu që ka monopolin e shërbimneve të porteve nga Saranda në Shëngjin me firmën e Edi Ramës. Ose i ka dhënë një valixhe me euro ose është shitur krejtësisht te ai ndryshe nuk mund të ndodhte. Monopoli është i paligjshëm, qeveria nuk mund të japë monopol. Qeveria është e detyruar të copëtojë tenderin.
Kandidati i Lul Bravës e ka monopol. E mora si shembul për të treguar bashkëpunimin që ky ka me Edi Ramën. Del dhe bashkëpunimi i tij në port, kanë marrë 800 mijë metra katrorë së bashku dhe nga një kompani offshore do sjellin 2 mld euro, të gjitha para droge dhe krimi. Iku arabi, e përdorën vetëm për të mashtruar qytetarët. Arabi ishte ndërtues, ka ndërtuar kullën më të lartë në botë në Emirate.
Arabi e mori kompaninë dhe ja shiti 100% kompanisë Rama-Brava. Bashkëpunime këto që na çojnë drejt greminës. Ata pasurohen por shqiptarët varfërohen dhe largohen nga Shqipëria. Përveç kësaj ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare.

