Gështenja: Koka hallka e ndërmjetme, duhet të hetohet Rama, 3 inceneratorët nuk punojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 21:56
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se Lefter Koka është hallka e ndërmjetme e zinxhirit korruptiv të incineratorëve.
Sipas tij, duhet që të hetohet kryeministri Rama për këtë çështje, pasi incineratorët nuk punojnë dhe nuk prodhojnë energji.
Gështenja: Koka hallka e ndërmjetme e zinxhirit korruptiv. Duhet të hetohen të gjithë, deri te kryeministri. Të tre inceneratorët nuk punojnë. Ato duhet të djegin mbetje që të prodhojnë energji.

