Krijoi skemën piramidale Ponzi, në Hollywood, Aktori zhvat 650 mln dollarë
Për disa pandemia ishte një moment ankthi, ndërsa të tjerë e shfrytëzuan për të bërë miliona dollarë me mashtrime.Një mashtrim qindra miliona dollarësh është skandali më i fundit në Hollivud.
Gjykata amerikane dha 20 vjet burg për aktorin Zachary Horwitz, për shkak se ai kishte mashtruar me dhjetëra investitorë në shumën e 650 milionë dollarëve. Aktori i Hollivudit grumbulloi qindra miliona dollarë nga investitorët që mendonin se paratë e tyre do të përdoreshin për të fituar të drejtat e licencimit të filmave në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Gjykatësi gjithashtu urdhëroi Horwitz-in të paguante 230 milion dollarë si kompensim për viktimat që ranë pre e mashtrimit të tij.
Skema e tij piramidale nisi rreth 6 vjet më parë, ku ai mashtronte njerëz të ndryshëm se paratë do të përdoreshin nga kompania e tij kinematografike për të fituar të drejtat e shpërndarjes së filmit në territore jashtë Amerikës. Biznesi i showbiz-it kap vlerën e miliarda dollarëve në vit, dhe investitorët dhanë miliona dollarë që të përfitonin nga licencat në platformat më të mëdha botërore online si Netflix dhe HBO.
Por asnjë film nuk u prodhua dhe asnjë licencë nuk u mor. Me dokumente të falsifikuara, aktori vodhi miliardat e lekëve që të jetonte për vete në luks, në vendet më të shtrenjta në botë dhe bleu shtëpi në zonën më të shtrenjtë na Amerikë, bleu makinat më të shtrenjta dhe lëvizte me avionë privatë.
Zachary Horwitz u arrestua nga FBI-ja pas padive të shumta të investitorëve se kishin dhënë miliona dollarë por filmat e tyre nuk shfaqeshin në Amerikën Latine. Aktakuza shkruan se nuk kishte asnjë dokument apo e-mail që aktori edhe t’i kishte shkruar kompanive të mëdha si Netflix ose HBO
Skema e tij se do t'ia merrte paratë njërit dhe t’ia jepte atij të radhës kur ja kërkonte shumën e investuar sepse nuk pati sukses marrëveshja, pati sukses për vite të tëra.
Autoritetet amerikane këshillojnë publikun që të shohin mirë dokumentet kur duan të bëhen pjesë e një sipërmarrjeje dhe të këshillohen me ekspertët e fushës.
Shkrimtarja: Marrëdhënia seksuale pa ndjenja është sëmundje
15 Shkurt, 10:31


