Gështenja: Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë përgjigje të plota për incineratorin, janë shkelur procedurat

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se Nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk kanë qenë të plota përgjigjet lidhur me incineratorin.

Sipas tij, incinerimi është shkalla e fundit për trajtimin e mbetjeve, nuk janë marrë në konsideratë mënyrat e tjera dhe theksoi se janë shkelur procedurat e prokurimit publik.

Gështenja: Nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk kanë qenë të plota përgjigjet që na janë kthyer në lidhje me inceneratorët. Komisioni hetimor ka kërkuar informacion nga disa institucione.

Incinerimi është shkalla e fundit për trajtimin e mbetjeve, nuk janë marrë në konsideratë mënyrat e tjera. Janë shkelur procedurat e prokurimit publik.